Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufi

Bashkatdhetarët që ia kanë mësyrë Kosovës por, ata po përballen me pritje nëpër pikat kufitare. Për të hyrë në Kosovë po presin në kufi  deri 4 orë e gjysmë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare. 240-260 minuta janë pritjet për hyrje në vend përmes kësaj pike kufitare.
Të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë, në Jarinje 30 minuta, derisa në Mutivodë 10 deri në 15 minuta.
Ndërkohë, për të dalë nga vendi, pritjet nuk janë më të gjata se 15 minuta./21Media

Back to top button