Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare

1 min read

Edhe paraditën e sotme pika kufitare Merdare ka fluks të madh të udhëtarëve.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje të Kosovës shkojnë gati në 1 kilometër dhe qytetarët po përballen me pritje deri në 2 orë. Ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë janë vetëm 3-5 minuta.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Bashkatdhetarët atje po presin 20-30 minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin Kufitar tani për tani nuk ka pritje në pikat tjera kufitare./21Media