“Grammy Awards” shtyhet për një datë tjetër

Edicioni i 64-të i Ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”, i paraparë të mbahet këtë muaj, është shtyrë për shkak të koronavirusit, kanë bërë të ditur organizatorët.
Sipas njoftimit, Omicron përbën rrezik.
Ky eveniment i cili konsiderohet si nata më e madhe e muzikës, ishte paraparë të mbahej më 31 janar në Los Angeles, transmeton rtv21.tv
Organizatorët gjithashtu, bën të ditur se një datë tjetër ende nuk është caktuar dhe që për të njëjtën do të njoftohen të gjithë në vazhdim.
Shëndeti, siguria e komunitetit artistik, audienca dhe qindra punëtorë, janë top prioriteti i tyre, shtuan organizatorët./21Media

Back to top button