Vazhdon aksioni i policisë te ministria e Mjedisit

Policia është duke vazhduar bastisjen te Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Aksioni i Policisë është vazhdimësi e rastit “Brezovica”. Kështu tha zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për portalin rtv21.tv
Tashmë para objektit shihen edhe forca policore.

Aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në dy rajone në Prishtinë, Ferizaj dhe në disa lokacione.
Këto bastisje janë vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Në aksionin e asaj dite ishin arrestuar dhjetë zyrtarë të Komunës së Shtërpcës. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i komunës, Bratisllav Nikoliq./21Media 

Back to top button