Gjilanasi e mbyll në banesë të dashurën, situata eskalon kur ajo thërret vëllezërit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të lehtë trupor dhe privim i kundërligjshëm i lirisë.
Një femër ka raportuar se personi me të cilin bashkëjetonte e ka mbyllur në banesë, dhe në pamundësi për të dalë ajo ka njoftuar vëllezërit e saj.
Këta të fundit janë përleshur me partnerin e motrës, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, të mërkurën rreth orës 18:30.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button