Vazhdon bllokada në Jarinje

Gjendja aktuale në Jarinje po raportohet të jetë e qetë. Nga ora 21:00 është shtuar numri i qytetarëve të cilët kanë sjellë ushqim dhe pije alkoolike si dhe kanë ndezur zjarr.

Ekipi i RTV21 po qëndron ne Jarinje dhe raportoi se EULEX-i është parë duke shkuar në pozicionet e Policisë së Kosovës.
Sot është bërë dita e katërtë që dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat ndaj Serbisë./21Media 
Back to top button