Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi
Pas pushimeve verore dialogu me Serbinë pritet të fillojë me 7 dhe 8 shtator, por në nivel të kryenegociatorëve. Qeveria nuk i ka bërë të ditura temat e takimit, ndërsa Bashkimi Evropian tha se çdo takim i dialogut po na afron drejt objektivit përfundimtar. Ndërsa, njohësit e procesit të dialogut thonë se qeveria duhet të shkojë me ide të qarta në dialog, si dhe me strategji kombëtare për dialogun e të unifikuar me opozitën. (Përgatiti: Donika Osmani, Kamera: Sahit Troshupa)./21Media