Vazhdon ikja e punëtorëve shëndetësorë

Vetëm sivjet u larguan mbi 700 profesionistë shëndetësor.-Latifi: Duhen vjet për ta ndalur këtë dukuri
 Të dhënat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë flasin për largimin e mbi 170 mjekëve dhe mbi 500 infermierëve vetëm brenda një viti. Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi thotë se duhen vite për ta ndalur këtë dukuri të ikjes së profesionistëve shëndetësorë.
Klinika e Onkologjisë tash sa kohë përballet me mungesë të stafit shëndetësorë, kryesisht infermierë. Si pasojë e kësaj mungese, një infermier i vetëm duhet të kujdeset për 40 pacientë në ditë, të cilët marrin kimioterapinë.
Familjarët e pacientëve ankohen për mungesë të përkujdesjes.
Në drejtorinë e kësaj klinike thonë se mungesa e theksuar e infermierëve u shkakton probleme të mëdha. Ata kanë paralajmëruar edhe disa nga ta janë në procedura të largimit.Kete e pohoi edhe Arben Bislimi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Infermierët të cilët janë në proces e sipër të largimit nga QKUK-ja hezituan të flasin para kamere, por thanë se ndër arsyet e largimit janë edhe kushtet e punës.
Edhe Klinika të tjera të QKUK-së po përballen me mungesë të mjekëve e të infermierëve të cilët po zgjedhin, për ta ushtruar profesionin e tyre, vendet evropiane ose sektorin privat.
Së fundmi nga QKUK-ja u larguan dhjetëra anesteziologë.
Këtë problem e shtron edhe Gazmend Spahija, drejtor i klinikës së Anesteziologjisë.
Se mungesa e anesteziologëve është sfidë për QKUK-në e pohojnë dhe në Shërbimin Spitalor Klink Univeristar.
Pranvera Zejnullahu-Raçi. U.D e drejtoreshës së ShSKUK-së shton: “Po pres një plan prej drejtorit të Anestezionit me këtë numër, jo secila klinikë të ketë anesteziologun e vet, sepse i kemi mbi 40 salla operative, munden me 10 salla të punojnë më pak anesteziologë por me qenë më efektivë. Kjo është një prej ideve që jemi duke e shqyrtuar’
Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë, thonë se vetëm gjatë këtij viti nga Kosova u larguan mbi 700 profesionistë shëndetësorë disa jashtë vendit e disa në sektorin privat. Tregojnë shkaqet që po cojnë në largimin e tyre. Kete e argumenton edhe Enlirat Duraku nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.
Për ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, ikja e profesionistëve shëndetësor nga Kosova nuk është problem vetëm në vendin tonë. Pohon se duhet vite për të punuar për ta ndalur largimin e tyre.
Aktualisht paga bazë e një infermieri në Kosovë është rreth 400 euro në muaj ndërsa e një mjeku specialit 600 euro.
Në projektligjin e pagave i cili është në konsultim publik profesionistët shëndetësor janë kategorizuar me koeficientin 12./21Media
 

Back to top button