​Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit Prishtina-Drita

Në një atmosferë fantastike që po krijohet nga “Plisat” dhe “Intelektualët” në stadiumin “Fadil Vokrri” është duke u zhvilluar derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Pas 45 minutave të para, të dy skuadrat kanë shkuar në pushim pa shënuar asnjë gol edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre për të kaluar në avantazh.
Drita është liderë e tabelës dhe po kërkon që t’i arkëtojë tre pikë të reja në mënyrë që ta ruajë distancën e pikëve me ndjekësin e parë dhe kampionin në fuqi, Ballkanin.
Ndërsa Prishtina e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, po kërkon që të ruajë hapin me liderët e tabelës, andaj kjo sfidë me Dritën është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta.

Back to top button