Vazhdon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, proces që ka filluar mbrëmë.

Kështu ka bërë të ditur sot për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, ai ka treguar që votimi po ecën mirë dhe aktualisht janë aktivie 40 tavolina numërimi.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Procesi po ecën mirë dhe aktualisht janë aktivie 40 tavolina numërimi”, ka thënë Elezi.

Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 520; Prizren 2 953; Fushë Kosovë 1 562; Suharekë 1 538; Mitrovicë e Jugut 1 528 dhe Gjakovë 1 521./21Media

Back to top button