Kaloni te përmbajtja kryesore

​Vazhdon numërimi i votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, është duke vazhduar procesi i numërimit të fletvotimeve të ardhura me post nga votimi jashtë Kosovës, ndërkohë që nga mbrëmë në orën 23:24, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka publikuar të dhëna.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në përditësimin e të dhënave të mbrëmshme, përqindja e votave të numëruara është nga 35.64 për qind e vendvotimeve.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka 10 774 vota ose 52.14 për qind të votave me postë, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Nga procesimi i të dhënave prej 64 vendvotimeve nga 188 sa janë gjithsej, LDK renditet e dyta me 5853 mijë vota ose 28.40 %, Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 1637 vota ose 7.94 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma e katërti me 980 vota ose 4.76 për qind.

Pas këtij procesi do të nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button