Vazhdon pagesa për kthimin e pagesës në “Visametric”

 

Edhe pse Gjykata Komerciale ka vendosur dje se iu ndalohet ‘Visametric’ të kërkoj pagesë aplikuesve për vizë gjermane  për kthimin e pasaportës në vlerë prej 30 euro sot disa qytetarë kanë dërguar foto në rrjetet tona zyrtare sociale se po vazhdojnë edhe sot të paguajnë shumën prej 30 euro ?!

Avokati Flamur Abdullahu të martën ka bërë të ditur se Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur që kompanisë “Visametric” t’i ndalohet marrja e pagesës prej 30 euro, si tarifë për kthim të pasaportave, kur qytetarët aplikojnë për viza në ambasadën e Gjermanisë në Kosovës.

Avokati Abdullahu ka thënë se vendimi është marrë pas padisë që ai e ka bërë ndaj kompanisë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

 

Back to top button