Vazhdon prezantimi në “Prishtina International Autoshow”

Panairi i veturave të reja “Prishtina International Autoshow” që është hapur për herë të parë në Kosovë po konsiderohet si iniciativa më atraktive e realizuar kohëve të fundit

21 brende të veturave më eminente, të cilat më parë është dashur të blihen në vendet e reja, tashmë lehtësisht mund të blihen në vendin tonë, veçanërisht pas heqjes së doganës dhe akcizës. Në këto brende gjenden veturat më te njohura të të gjitha kohëve siç janë Ford, Peugeot, Toyota dhe Land Rover.

Prodhuesi amerikan Ford, i pesti në botë bazuar në shitjen e veturave, në këtë panair është paraqitur me  6 modele të reja.

Përfaqësuesi i “Kosova Motros”, i cili reprezenton brendet Ford dhe Infinity, Lorik Sinani tregoi për rëndësinë e këtij evenimenti  dhe për kushtet e volitshme të blerjes së veturave në ditët e sotme. “Një veturë këtu mund të blihet përmes kredisë, përmes bankave të ndryshme, të cilat edhe ato të gjitha kanë çmime ose interes preferencial për këtë panair, kështu që është një mundësi e mirë që secili që dëshiron me marrën një veturë të re, me ardhur këtu me i pa ofertat, me i pa çmimet edhe me këqyr cila veturë i përshtatet më së shumti”, tha ai.

Kompania e njohur franceze Peugeot ka prezantuar pothuajse të gjitha modelet e fundit, madje ndër to edhe veturën e vitit që konsiderohet Peugeot 3008, me 7 ulëse, shitjet e së cilës në Evropë fillojnë në shtator, ndërsa në Kosovë ajo veç se është në dispozicion. Këtë gjë e ka bërë të ditur menaxheri i shitjes në këtë kompani, Halil Elshani.

“Ne sot i kemi prezantuam pothuajse të gjitha modelet e Peuget, duke filluar prej Peuget 208, Peuget 308 si dhe gamen e SUV Peugeot 2008. Pa diskutim vetura e vitit e cila është Peugeot 3008 dhe njëkohësisht për herë të parë në Kosovë kemi arrite me pru versionin me 7 ulëse të Peugeot 5008, veturë e cila shitjet në Evropë fillojnë në shtator të këtij viti.  E sjellim një veturë, e cila nuk mundet mu shitë ende në Kosovë”, tha ai.

Elshani ka treguar se  aktualisht veturat e reja janë më lirë se veturat e vjetra dhe se heqja e doganës ka ndihmuar në rritjen e interesimit për vetura të reja. Ndërkohë që për çmime ka treguar se ka shumë varietete varësisht nga modeli i preferuar i klientit.

Organizatori i këtij panairi, njëkohësisht edhe përfaqësuesi i Toyota-s, Bujar Hoxha ka treguar se 7 vetura janë prezente në këtë panair të pasura me teknologjinë e fundit hibrid, e cila konsiderohet më e reja aktualisht.

“Toyota është prezente në këtë panair me 7 vetura, prej veturave më të vogla, prej Toyota Yaris, Toyota Auris, Toyota Corolla, Toyota Venze, Toyyota Landcruser 4 edhe modeli më i ri CHR. Pasi që është modeli më i ri i vitit 2017, jemi duke e promovuar këtë veturë, e cila ka një stil diçka pak më ndryshe, është më e bukur, ky model i veturës e ka teknologjinë më të re hibride. Është teknologji të cilën Toyta e prodhon që nga viti ’97 që 20 vite e prodhon hibridin, ndërsa në Kosovë kemi filluar që ta shtyjmë më tepër pasi që edhe trendet në Evropë janë që të shkohet nga hibridi”, tha ai.

Kushtrim Gerguri nga  Land Rover, ka prezantuar veturat më të sofistikuara të kësaj markeje, duke  treguar veçantitë dhe luksozitetin që ofrojnë ato.

“Numri i veturave që kemi ardhur në këtë panair është 3. Kemi ardhur me Jaguar xs, kemi ardhur me Range Rover Sport, modeli i fundit dhe me Range Rover Evoque 2.0. Vetura më e sofistikuar konsiderohet të jetë Range Rover Sporti pasi që ka më shumë interesim rreth kësaj makine, është veturë luksoze, konsiderohet veturë shumë  e mirë dhe është më e pëlqyeshme nga publiku. Veçantia e saj është luksi që ta ofron, në rrugë më të gjata është motor shumë më i fuqishëm, më i mirë dhe më komode, gjithashtu edhe ndërruesin e shpejtësisë, pasi vjen me një model të ri është 8 shpejtësi dhe pajisjet që i ofron kjo veturë i ka dukshëm më të mira se veturat e tjera”, deklaroi ai.

Ky panair ka bashkuar edhe personalitetet më të njohura të vendit tonë, të cilët kishin ardhur të shohin për së afërmi se çka ofron.

Back to top button