Vazhdon protesta në Hamburg

Në Hamburg prapë mijëra qytetarë janë në rrugeët dhe sheshet e qytetit për të protestuar kundër samitit G20

Samiti po mbahet në Hamburg dhe sot mbyll takimin e saj zyrtarisht.

Protesta është e tensionuar por jo e dhunshme sikurse mbrëmë, policia e Hamburgut llogaritë prapë dhunë kur bie terri.

Kryetari i Bashkisë së Hamburgut Olaf Sholz për mediet gjermane deklaroi:

“Kemi përgatitur në mënyrë korrekte samitin e G20, duke siguruar mbi 20.000 policë që të kujdesen për mysafiret tonë pjesëmarrës në samitin G20.”

Ndërsa sa i përket kërkesës së dorëheqjes nga posti i kryetarit të bashkisë së Hamburgut Sholz u përgjigj:

“Dihet se kush e ka përgjegjësinë në dhunën e 2 ditëve të fundit në rrugët Hamburgut, unë jo”

Aktualisht ende është duke u zhvilluar protesta në Hamburg.

Back to top button