Vazhdon seanca pak orë pasi Konjufca e ndëpreu

(Lajm i përditësuar)
Vazhdon seanca pak orë pasi Konjufca e ndëpreu
Pak orë pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu seancën pasi deputetët e Listës Serbe kanë provokuar, Kuvendi është rikthyer me votimin për projektligje të ndryshme.
Konjufca ndërpret seancën, VV-ja tentoi të mos e lejojë Listën Serbe në Kuvend
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar t’i pengojnë deputetët e Listës Serbe të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, që u mbajt të enjten pasdite.
Ata i kanë kundërshtuar me argumentin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri të Kosovës dhe se ata po marrin pjesë në Kuvend vetëm për të siguruar pagat.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, iu drejtua deputetëve të Listës Serbe me fjalët:
“Turp të keni.” Ai e ndërpreu seancën dhe vazhdoi me kritika të ashpra ndaj tyre, duke thënë:
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vini dhe provokoni në këtë mënyrë. E patolerueshme në Kuvend kjo sjellje, njëherë në gjashtë muaj dhe për keqpërdorim të parave të taksapaguesve. Në anën tjetër, po luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni e qëndroni pranë shefit tuaj kriminel, Radoiçiq. E keni guximin të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni!” Pas këtyre deklaratave, Konjufca kërkoi që seanca të ndërpritej dhe të lirohej salla.