Nis dëshminë dëshmitari i 57-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Lajm i përditësuar)

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 57-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar mbanë kodin W02951 në këtë proces gjyqësor dhe dëshmia e tij është duke u dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Hagës sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.

Pasditen e djeshme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili ishte dëshmitar i mbrojtur me kodin W04850.

Dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i 55-të të ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.

Back to top button