Vazhdon vaksinimi kundër COVID-19

Sot do të rikthehet puna në të gjitha qendrat e vaksinimit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi do të vazhdojë sipas orareve të rregullave.
Të enjten, me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk kanë punuar qendrat e vaksinimit kundër COVID-19.
“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë”, pati njoftuar MSh, të mërkurën.

Deri më tani, 812,299 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës./21Media

Back to top button