Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdekja e 25-vjeçarit në vendin e punës, arrestohen 3 persona

Një 25-vjeçar ka vdekur dje në vendin e punës në Prizren.

Ai dyshohet se ishte goditur nga një profil metali në kokë.

Lidhur me rastin policia njofton se janë arrestuar tre menaxherët e kompanisë.

Ata pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion.

Rasti po hetohet nga policia si “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Humbi jetën një punëtor në Prizren

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button