Vdekja e 3 vjeçarit në kopsht, arrestohet edukatorja

Edukatorja e kopshtit privat në Fier, ku humbi jetën 3-vjeçari, një ditë më parë, është arrestuar.
Policia e Fierit bën me dije “se u arrestua shtetasja R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje”.
Edukatorja është arrestuar për veprën penale “shkelja e rregullave te mbrojtjes ne punë”, shkruan ora news.
Fëmija është konstatuar me një shenjë në qafë dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.
Grupi hetimor po punon për ndriçimin e shkaqeve të vdekjes së fëmijës./21Media
 
 

Back to top button