Vdekja e gruas në Klinë duke e kaluar rrugën, dërgohet për 48 orë në mbajtje shoferi i veturës

Një grua ka humbur jetën sot në fshatin Drenoc të Klinës. Viktima derisa po e kalonte rrugën u goditë nga një veturë.
Sipas policisë, viktima gjatë kalimit të rrugës ishte goditur nga i dyshuari nga pakujdesia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ju informojmë se me datë 27 Nëntor 2024, rreth orës 17:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). dhe Prokurori i shtetit.
Nё kёtё aksident ishin tё përfshirë, njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё pёr deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejë – Klinë pikrishtë në fshatin Drenoc- Klinë, viktima gjatë kalimit të rrugës ishte goditur nga i dyshuari nga pa kujdesia me ç’ rast viktimës i shkakton lëndime. Viktima menjiherë dërgohet për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe pasë tretmanit mjekësorë mjeku kujdestarë e ka konstatuar vdekjen e viktimës:
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se viktima është rreth 76-vjeçare dhe se informacionet rreth rastit i kanë marrë rreth orës 17:11.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur”, ka thënë Gashi.
Gashi tutje bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës. /21Media