Vdekja në Ulpianë, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se janë duke e hetuar këtë vdekje, ku shtohet se ekipet policore dje herët në mëngjes kanë dalë në vendngjarje dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Prishtinë 29.05.2025 – 06:17. Është raportuar për një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi policor dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është marrë nga IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet relevante”, thuhet në raport.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?