“Vdekje e dyshimtë” deklarohet për RTV21 Spitali i Prizrenit
Një person ka vdekur dje në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me këtë vdekje të afërmit po dyshojnë se viktima nuk ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit.
Mirëpo, specialisti i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Jaha për portalin rtv21.tv ka thënë se pacienti i cili ishte në dializë që disa vite ishte në gjendje të rëndë.
“Pacienti ka ardh në gjendje të rëndë. Ka qenë dializë disa vite me dëmtime të funksionit terminal të veshkave. Pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore. Për një kohë është arrit të krikthehet puna e zemrës dhe pacienti është pranu në Mjekimin Intenziv Qendror”, ka thënë Jaha.
Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje të dyshimtë”.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?