Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

Një person është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e një lokali në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:00.

“Raportohet se në njërën nga dhomat e lokalit pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar”, ka thënë Policia përmes raportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button