Vdekje e dyshimtë në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut
Sot rreth orës 15:00, policia ka pranuar informacion se në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut është gjetur një person pa shenja jete.
Përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.
“Njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është raportuar se viktima, R.M., femër, 67 vjeç, është gjetur e varur në shtëpinë e saj. Rasti është raportuar nga djali i viktimës i cili e ka gjetur atë te varur.Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes. Rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftim.