Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një burrë nga Gjilani ka humbur jetën, pasi paraprakisht iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore në oborrin e shtëpisë së tij.

Rasti është raportuar të hënën rreth orës 13:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete”, thuhet ne raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button