Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e djeshme, në Qendrën Emergjente të Gjilanit.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një burrë është gjetur pa ndjenja nga babai i tij dhe pas dërgimit të tij në Emergjencë ka ndërruar jetë.
“Gjilan 21.11.2024-13:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është gjetur pa ndjenja djali i tij viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës”, thuhet në njoftim. /21Media