Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

Një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor. /21Media

Back to top button