Pique dhe Clara Chia drejt martesës?

Marrëdhënia e futbollistit Gerard Pique dhe Clara Chia Marti duket se po bëhet shumë serioze.
Sipas mediave lokale, Pique dhe Chia Marti janë në pritje të një fëmije dhe po flitet për një martesë të mundshme.
Sipas burimeve pranë çiftit, ata mund të fejohen dhe tashmë me plane dasme, pasi janë parë shumë të lumtur në ato pak dalje publike që kanë pasur.
Pasi revista Hola publikoi disa foto të çiftit në dasmën e një prej miqve më të mirë të Pique në Costa Brava të Spanjës, filluan thashethemet për një shtatzëni të mundshme.
Në disa emisione flitej për veshjen e Claras dhe se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.
Në të njëjtën ngjarje, ajo u pa me një unazë në gisht dhe menjëherë u aludua për një fejesë të mundshme.
Ndërkaq, Shakira dhe Pique kishin arritur më parë një marrëveshje që do të kujdeseshin veçanërisht për fëmijët e tyre dhe nuk do të dilnin në publik me partnerët e rinj, në rast se do t’i kishin, për të paktën një vit; por ndarja e tyre ka rreth tre muaj dhe Pique nuk fshihet më me Clara Chia Martin./21Media

Back to top button