Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Policia e ka cilësuar rastin si “Vdekje të dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjeksësisë Ligjore (IML) për Obduksion./21Media

Back to top button