Juventusi dhe Interi përballen sot në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë

Juventusi dhe Interi do ta zhvillojnë sot duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë, sfidë e cila zhvillohet në “Allianz Stadium” me fillim nga ora 21:00.

Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar janë dy mungesat e mëdha të Interit, ndërsa Poul Pogna dhe Federico Chiesa nuk janë në dispozicion për Juventusin sonte.

Trajneri i Interit Simone Inzaghi është nën presion të madh pas rezultateve negative në Serie-A, dhe e sheh Kupën e Italisë si një rrugë që mund ta shpëtojë punën e tij në krye të zi kaltërve.

Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus (3-5-2): Szczęsny; Gatti, Bremer, Rugani; De Sciglio, Paredes, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Gosens; Martinez, Dzeko

Back to top button