Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren të shtunën mbrëma.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur pa shenja jete, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button