Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

 

Një grua është gjetur i vdekur në një pusetë nga familjarët e saj. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:17 në rrugën “22 Maj” në Vushtrri.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore./21Media

Back to top button