Vdekje e dyshimtë, një burrë bie nga kati i 12-të i banesës

Një person ka humbur jetën dje rreth orës 03:52, pasi që ishte hedhur nga kati dymbëdhjetë i banesës në Prishtinë.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Policia në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button