Vdekje në Deçan, policia nis hetimet

 

Mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit është gjetur në rrugë një person i shtrirë. Disa kalimtarë e kishin dërguar në Spitalin e Pejës, mirëpo policia raportoi se me të shkuar në Spital kanë kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Policia rastin e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Me konsultim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button