Vdekje në QKUK

Vdiq një person që pësoi aksident në komunikacion

Aksidenti i së shtunës në rrugën Uglar – Malishevë në Gjilan ia mori jetën një personi.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë një ditë pas aksidentit, pra mbrëmë rreth orës 22:53 në QKUK.

“Më 01.12.2019 – 22:53 është raportuar se viktima mashkull K/shqiptar i cili kishte lëndime të rënda nga aksidenti, ka ndërruar jetë në QKUK”, ka konfirmuar policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./21Media

Back to top button