Vdes ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha
Këndoi mbi 40 vjet, repertori i saj është tejet i gjerë dhe i larmishëm
Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Nexhmije Pagarusha këndoi mbi 40 vjet pa ndërprerë dhe në krijimtarinë e vet muzikore mendohet t’i ketë interpretuar mbi 150 këngë ku shumicën nga këto ia kushtoi vendit dhe dashurisë duke filluar nga Kryevepra ‘Baresha’. (E përgaditi Robert ROBAJ)./21Media