Kurti për dialogun: S’do të ketë një ekip ku është edhe kryeministri, edhe presidenti

Kurti thotë se politikën e jashtme e bën qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogun me Serbinë nuk do ta udhëheq presidenti aktual, Hashim Thaçi. Sipas Kurtit politikën e jashtme e bënQeveria.

“Nuk besoj që mund të kemi një ekip ku është edhe kryeministri, edhe presidenti, sepse nuk është në natyrën e negociatave të bisedimeve ndërkombëtare një situatë e tillë. Por, unë nuk dua ta përjashtoj presidentin e Kosovës. Unë besoj që ai është i rëndësishëm si funksion për politikën tonë të jashtme, mirëpo politikën e jashtme e krijon Qeveria e Republikës së Kosovës. Pra, pa përjashtuar mirëpo jo edhe duke udhëhequr siç ka qenë rasti në të kaluarën.”, ka deklaruar Kurti për Evropën e Lirë.

Back to top button