Vdiq në QKUK burri i cili lëndoi vetën me thikë para disa dite

Nga QKUK është raportuar se ka vdekur një burrë i cili më datë 1 shkurt e ka lënduar vetën me thikë, në Ferizaj.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia rastin e ka cilësuar “Lëndim trupor me pasojë vdekje”./21Media