Vdes një femër në Institutin Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka vdekur në Institutin Special në Shtime.
Ngjarja ka ndodhur më datë 02.11.2021, rreth orës 00:50.
Vdekjen e viktimës, që ishte paciente në këtë institut, e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media