Vdiq një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Ka vdekur i burgosuri V.M në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, sot rreth orës 07:40.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, ka shkruar ShKK në “Facebook”.

Tutje bëhet e ditur se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes së tij./21Media

Back to top button