Vdes një person në Mamushë, u rrokullis me traktor
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Mamushë.
Më 17.05.2022, viktima dyshohet se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media