Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, raportohet për rreth 20 të lënduar
Tre persona janë lënduar rëndë një aksident me autobus i cili ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të së enjtes në autostradën perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë.
Mediat austriake raportojnë së autobusi vinte nga Kosova, përcjell portali rtv21.tv
“Në automjet ishin 28 persona,” tha komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser.
Sipas tij, tre persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Të gjithë u dërguan në spitalin e aksidenteve dhe spitalin shtetëror në Salzburg me ambulanca. “Nëntë persona që shpëtuan pa lëndime aktualisht po kujdesen nga ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë tonë në qytet,” tha Gerstgraser.
https://www.youtube.com/watch?v=dBy897EHVyc&t=55s
Sipas Wolfgruber,autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover. “Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova.”, tregoi ai.
Një kontigjent i madh ndihmësish janë dërguar në vendin e aksidentit. Brigadat e zjarrit Hallwang dhe Eugendorf erdhën me rreth 60 vullnetarë në tetë automjete dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës./21Media