Vdiq një person në Podujevë, Policia nis hetimet

Një person ka vdekur të hënën rreth orës 19:00 në Podujevë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktimës i ishte keqësuar gjendja e më pas i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institut të Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button