Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdes një polic, Sindikata: Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës

Ka vdekur zyrtari policor, Samet Rexhepi.

Sindikata e Policisë ka lëshuar një telegram ngushëllimi ku thotë se humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.

“E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Sindikata ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Me respekt, Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button