Vdes një shtetas i huaj, gjendet i shtrirë në rrugë
Një person ka vdekur sot rreth orës 18:15, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv, e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
” Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku është njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka përfunduar Ahmeti./21Media