Vdes i riu që u plagos në Mitrovicë

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:20

Një 23 vjeçar me iniciale E.K që u plagos në një lokal në Mitrovicë gjatë mbrëmjes së sotme, bëhet e ditur se ka vdekur. Viktima ka vdekur si  pasojë e plageve të marra nga të shtënat.

Policia ka konfiskuar një armë në vendin e ngjarjes por ende nuk është bërë e ditur arsyeja e konfliktit të armatosur.

I ndjeri është qëlluar me armë 10 herë./21Media

Back to top button