Aksidenti në Dollc, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Personat e lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllarevë janë jashtë rrezikut për jetë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë – Pejë, në mes fshatit Gllarevë dhe të ashtuquajturës Kodra e Dollcit. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi-bus, ku tre presona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhavat Ibra ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:52, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ai njoftoi se një personi i është ofruar ndihma e parë në Qendrën spitalore në Klinë, kurse dy personat tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi kishin pësuar lëndime serioze, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button