Vdes vëllai i Isa Mustafës

Ka vdekur vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Ragipi. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 6 tetor, në ora 15:30 në varrezat e qytetit në Dragodan – Prishtinë.
“Familjarë dhe miq të nderuar, me dhembje të thellë ju njoftojmë se sot në mëngjes, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, axha, Ragip Mustafa. Varrimi do të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë -Prishtinë, në ora 15:30. E pamja (ngushëllimet) do të jenë në Prapashticë, në shtëpinë e familjes Mustafa në tre ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e familjes./21Media

Back to top button