Detaje rreth aksionit të mbrëmshëm të policisë në disa qytete të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale si fajde, detyrim e organizim i skemave piramidale dhe bixhozit.
Policia në raportin 24 orësh se operacioni për arrestimin e këtyre personave u zhvillua në qytetet Prizren, Malishevë, Suharekë e Prishtinë dhe përfundoi dje ( 05. 10. 2022) rreth orës 17:50.
“Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti u konfirmua edhe mbërmë ku u bë e ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor./21Media

Back to top button