Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdes viktima që ra nga kati i tretë

Viktima ishte rrëzuar dje nga kati i tretë i spitalit

Një person në Gjirokastër ka vdekur sot, në spital. Viktima G. M, 63 vjeç i cili mendohet se pasditen e djeshme ka rënë nga kati i tretë i spitalit të Gjirokastrës ku ishte i shtruar.

Viktima nga një fshat i Përmetit është rrëzuar pasditen e djeshme,  por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë mëngjesin e së dielës.

Lidhur me rënien e tij, policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë hedhur.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button